Kuvendi i Kosovës

Gola: Duket se dramës shoqërore të grevës po i vie fundi

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, tha se grevës së mësimdhënësve po i vjen fundi, raporton Gazeta Expres.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Gola tha se nga kjo grevë duhen marrë mësime.

“Të gjithë sot e mirëpresim vendimin e sindikatës që të reflektojë dhe ta rimendojë pozicionin e vet sindikal, duke iu kthyer dialogut të brendshëm dhe për ta mundësuar dialogun e jashtëm social”, tha ndër tjerash deputeti i LVV-së.