“Gojë e hundë me ia shpu, s’guxon me i ndalë pagat”, Lladrovci komenton vendimin e Kurtit për ndaljen e pagave

Mungesa e pagave të gushtit për grevistët në arsim dhe administratë, i alarmoi kryetarët e komunave.

Andaj asocioacioni i këtyre të fundit, ftoi takim urgjent.

E me thirrjen nga drejtuesi Agim Aliu, u shfaq i pakënaqur Ramiz Lladrovci qe e drejton Drenasin.

Ky thotë se qeveria ka afat deri më 5 shtator për ekzekutimin e mjeteve. bile është i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk guxon t’i bllokojë paratë.

“Po besoj që është thirrë para kohe, me ja shpu buzën po edhe hundën nuk guxon me ja ndalë”, tha Ramiz Lladrovci për kryeministrin Kurti.

Por Smajl Latifi i Rahovecit beson se mbledhja po mbahet me vonesë. Për një kompromis të shpejt lutet edhe Imri Ahmeti i Lipjanit.

Por, në takim nuk erdhën kryetarët e Gjilanit, Shtimes, Podujevës dhe Kamenicës, komunave që udhëhiqen nga VV.

E për këtë mungesë, ka një vlerësim kryetari i Shoqatës.

Pas takimit, të gjithë u pajtuan se komunat do të përpiqen të ndihmojnë kalimin e kësaj situate me dialog dhe pa tension, por duke lënë të hapur mundësinë e padisë ndaj Qeverisë.