Gjykata Ndërkombëtare Penale tha të premten se po vëzhgon Ukrainën dhe mund të hetojë çdo “akt gjenocidi” dhe “krime lufte” që mund të ndodh atje, raporton CNN.

“I kujtoj të gjitha palët që kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë çdo akt gjenocidi, krim kundër njerëzimit ose krim lufte të kryer brenda territorit të Ukrainës që nga 20 shkurt 2014 e tutje”, tha Prokurori Karim AA Tha Khan QC në një deklaratë.

“Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Ukrainë”, shtoi ai.

“Në ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të mandatit të saj, Zyra mbetet plotësisht e përkushtuar për parandalimin e krimeve mizore dhe për të siguruar që kushdo përgjegjës për krime të tilla të mbahet përgjegjës”, përfundon deklarata.

Në ditën e dytë të luftimeve është raportuar për të shtëna armësh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Përveç armëve, është dëgjuar edhe një shpërthim i madh në orët e mëngjesit të së premtes mbi Kievin.