Ish-kandidati i Vetëvendosjes për Podujevën, Ajet Potera, ka braktisur këtë parti për t’iu bashkuar Ekrem Hysenit të LDK-së në garën e tij për postin e kryetarit në zgjedhjet lokale të muajit tetor.
Këtë e ka konfirmuar vetë Hyseni me një postim në Facebook.
“Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Hyseni.
“Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës! Për Podujevën për të gjithë”, ka shkruar ai.
Potera përveç garës për Podujevën, ishte edhe kandidat i VV-së për deputet.







