PSHDK-ja, dega në Gjakovë, ka vendosur të dalë nga koalicioni me AAK-në dhe në zgjedhjet e 17 tetorit të kandidojë Ferdinand Kolajn për kryetar të Gjakovës.

Kjo është goditje e madhe për AAK-në dhe Ardian Gjinin, pasi që këto dy parti ishin në koalicion qeverisës deri më sot.

Goditja llogaritet për shkak të votave që PSHDK-ja ka në Gjakovë nga votuesit katolikë, pjesë e të cilëve është edhe Ardian Gjini i AAK-së.

Njoftimi i plotë:

PSHDK BD – Gjakovë me shumicë të votave ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 të del me kandidat për Kryetar të Komunës. Kadidati i propozuar për Kryetar të Komunës së Gjakovës nga Kryesia e BD – PSHDK Gjakovë është Kryetari i aktual PSHDK-së në Gjakovë z. Ferdinand Kolaj.
Z. Kolaj, gjatë këtij mandati në qeverisjen lokale në Gjakovë ka qenë Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe për një vit ka udhehequr edhe Drejtorin e Shëndetësisë ku ka treguar suksese të jashtëzakonshme të udhëheqjes.
Ferdinand Kolaj është kandidat i nderuar në komunitet dhe bashkëpunues me qytetaret e Gjakovës është dëshmuar në udhëheqje dhe si Kandidat për Kryetar Komune është vlere për komunën dhe qytetaret e Gjakovës.
Po ashtu PSHDK në Gjakovë ka përfunduar listen prej 36 kandidateve për Asamblenë Komunale të Gjakovës.
Lista për Asamble e Kandidateve të PSHDK-së është gjithpëperfshirse në rajone dhe profesione, është liste përfaqsuese dhe fituese .
Në zgjedhjet e tetorit kandidati për Kryetar z. Kolaj dhe lista për asamblenë komunale nga rradhët e PSHDK-së do të dalin faqebardhë dhe do të jenë faktor përcaktues për qeverisjen e ardhshme lokale.
Na u prift e mbara!