‘Goditja’ e radhës për Seldin! Ish-e fejuara e tij zyrtarizon lidhjen me tjetrin

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ishin njëri ndër çiftet më të dashura për publikun.

Lidhja e tyre po ecte mirë andaj erdhi edhe deri te fejesa, mirëpo kjo nuk zgjati shumë dhe javë më parë dyshja i dhanë fund gjithçaje, shkruan lajmi.net

Seldi vazhdon të ketë respekt për ish-in e tij dhe këtë e ka thënë në ‘Dance With Me’ ku edhe e konfirmoi ndarjen.

Ndryshe nga Seldi, ish e fejuara e tij, vajza e Milaim Zekës, Dafina, e ka zyrtarizuar lidhjen me të huajin Charlie Newman dhe duket se gjithçka po u shkon mjaft mirë.