Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj nuk ka të ndalur. Brenda një dite në AAK i sjellë dy personalitete të rëndësishme.
Pasi që fillimisht sot njoftoi se AAK-së i është bashkuar ish kryetari i Vitisë, prof.dr. Samet Dalipi, në mbrëmje e ka dhënë lajmin tjetër për anëtarësimin e Komandant Luanit nga Lipjani.
“Sot në radhët e AAK-së u bashkua edhe Komandant Luani i Lipjanit. Ai ka plot 30 vite aktiv në çështjen kombëtare. Luani është edhe asambleisti më i votuar në Lipjan për dy mandate. Na priftë e mbara Luan”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…







