Goditet rëndë këmbësori nga një veturë, në Prizren

Nje aksident ka ndodhur rreth orë 08:00 në qytetin e Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Një veturë në lëvizje ka goditur një person derisa ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, ndryshe të njohur si “zebra”.

Në fotografi shihet se personi është lënduar dhe është duke marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave, menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ambulanca./Indeksonline/