LAJMI I FUNDIT

Goditet për vdekje nga treni një 36 vjeçar në Skenderaj

Një 36 vjeçar është goditur nga treni në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme, derisa mjeku ka konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete.

Prekazi ka thënë se sipas rrethanave më shumë ka të ngjarë që viktima ka bërë vetëvrasje.

“Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe viktima është e moshës 36 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatu se personi është pa shenja jete. Kemi mendu që është aksident me fatalitet, sipas rrethanave më shumë ka gjasa që është vetëvrasje”, ka deklaruar ai.