Sot gjatë orës 12:00 një veturë ka goditur një 16 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin. /Ballkani.info/