Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë..
Siç bëhet e ditur nga policia, ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje ka shtuar se si pasojë e kësaj goditje nga vetura ndaj këmbësorit, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka shtuar se me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut.







