PRIZREN

Goditet nga makina, vdes 81 vjeçari në Shirokë

Ngjarja ka ndodhur në Shirokë të Prizrenit.

Një 81 vjeçar nga Shiroka e Suharekës ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodh sot rreth orës 17:10. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari”.