FOTO/ Goditet me veturë punëtori i sigurimit në Fushë Kosovë

Një punëtor i sigurimit është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet punëtori i shtrirë në tokë, dhe disa të tjerë duke i ndihmuar.

Ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Lidhur me rastin, Policia ende nuk ka ndonjë informacion.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar.