Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Prishtinë, ku nga një automjet është goditur një vajzë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Për aksidentin në fjalë ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 15.11.2018, rreth orës 19:18, në rrugën Prishtinë- Fushë kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një veture në lëvizje dhe një këmbësori. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja femër (2002), me rastin po merret njësiti i trafikut”.