Godit nga një veturë, lëndohet rëndë 12-vjeçari në Shtime

Një 12-vjeçar në cilësinë e biçiklistit është goditur nga një veturë në fshatin Shatricë të Klinës.

Si pasojë e aksidentit 12-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Shtaricë, Klinë, 16.05.2021 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një biçiklist fëmijë 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit biqiklisti ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.