Në Lipjani është arrestuar një person pasi që ka goditur qëllimisht me veturë një grua.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 18:20, përcjell Ballkani.info.

Komunikata e Policisë:

Lipjan 12.08.2019 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti qëllimisht me veturë ka goditur viktimën femër k-shqiptare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…