Prizren

Godet një grua me veturë dhe arratiset

Të hënën në rrugën “William Walker” në Prizren është raportuar se një viktimë femër derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një automjet.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari për momentin është në arrati, njofton Policia e Kosovës.

Raporti i plotë i Policisë:

Raportohet se një viktimë femër K-Shqiptare derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një automjet (N.N). Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari për momentin është në arrati.