Godet me veturë motoçiklistin, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arreastuar një person, shtetas Shqipëtar, pasi që i njejti ka goditur me veturën e tij një motoçiklist, i cili po ashtu është shtetas i Shqipërisë, përcjell Ballkani.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë, ka goditur motoçiklistin-viktimën mashkull po ashtu shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Ballkani.info/