Godet këmbësorin me veturë në Ferizaj, e dërgon në emergjencë dhe largohet

Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e ka dërguar viktimën në emergjencën e Ferizajt dhe është larguar.

Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin e dërgon në emergjencën e Ferizajt dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.