Godet Antonela:”Më ngacmoi Mario Baloteli, por ai nuk është tipi im”

Ish konkurrentja e “Për’puthen 3” dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, së fundmi ka qenë e ftuar tek “E Diell”, ku ka folu hapur për shumë gjëra.

Ajo tregoi hapur për ngacmimet nga fytyrat publike, ndër to Antonela tregoi se është ngacmuar nga futbollisti i njohur Mario Baloteli.

Sipas saj ai nuk është tipi i saj dhe e kishte refuzuar.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo, i thashë nuk është tipi im”, u shpreh ajo.