Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “BB Radio” me Elona Duron.
Ai dha një koment për largimin e Egli Takos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, me të cilën krijoi një raport të mirë kur ishin të dy pjesë e reality show-t.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e pyeti atë edhe për projektet e tij muzikore, duke nisur nga kënga më e re “Gocë nga Tirana”.
“Është projekt shumë simpatik dhe ka të bëjë me raportin tim me Tiranën si qytet, edhe krejt eksperiencat që më ka dhënë”, tha ai.







