“Go back viç”, reagimi i Flori Mumajesit për Goran Bregoviqin

Edhe këngëtari shqiptar Flori Mumajesi ka reaguar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviq, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Flori ka filluar edhe një fushatë me ‘hashtag’ kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në rrjetet sociale.

“Gobackviç”, shkruhet në foton e shpërndarë nga Flori.

“Go Back Viç se nuk mundësh të na marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë! #gobackviç”.