Gmail arrin 1.5 miliardë përdorues, Google mburret në Twitter

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se Gmail është shërbim i famshëm, por a keni menduar ndonjëherë si shëndrrohet kjo në shifra? Google tani ka dhënë një përgjigje.

Me sa duket rreth një e pesta e popullsisë së botës ka një llogari në Gmail – 1.5 miliardë në total. Natyrisht, ka shumë njerëz që kanë më shumë se një email adresë Gmail, por shifra është shumë mbresëlënëse, megjithatë.

Shifra e re do të thotë që baza e përdoruesve të Gmail (ose të paktën numri i adresave) është rritur me 50 për qind në tre vjet – prej herës së fundit kur Google na përditësoi rreth numrave të përdorimit.

Duke shkruar në Twitter, Google ndau lajmet me një cicërimë që meritoi një etiketë #humblebrag:

1.5 miliardë është një numër shumë i lartë, prandaj është e kuptueshme që Google po mburret për arritjen e këtij momenti monumental.