Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrezuar aksidentalisht nga një objekt, në të cilin ishte duke punuar, gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:45 në Gllogoc.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor dhe njoftohet se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Ballkani.info.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, thuhet në komunikatën e Policisë./Ballkani.info/
Komunikata e Policisë:
Gllogoc 28.08.2019 – 12:45. Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi derisa ishte duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.







