Gllogoc: Katër të dyshuarit e ndjekin me veturë borxhliun

Një person ka kontaktuar Policinë e Kosovës së është duke e përcjellur një veturë.

Njësia policore ka ndalur makinën, dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë, përcjell Ballkani.info

Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, duke arsyetuar së për shkak të një borxhi kanë ndjekur ankuesin.

Me vendin të prokurorit pas intervisimit palët janë liruar, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në fshatin Korreticë e poshtme, të Gllogocit, rreth orës 21:25./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

Fshati Korreticë e poshtme, Gllogoc 05.09.2019 – 21:25. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se një veturë është duke e përcjellë. Njësia policore ka ndalur veturën dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë. Në stacionin policor janë shoqëruar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët për arsye të një borxhi kanë përcjellë ankuesin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

loading…