Glauk Konjufca shpreh ngushëllim për vdekjen e Avdullah Gucatit, babait të Hysni Gucatit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjen e Hysni Gucatit pas humbjes së babait.

Konjufca ka thënë se Musli Gucatin do ta kujtojnë si një prind të dashur, fisnik dhe frymëzues për brezat me patriotizëm dhe atdhedashuri.

Reagimi i plotë:

Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.

Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.

Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

U prehtë në paqe!