Glauk Konjufca shkon në Mitrovicë për ta përkrahur Agim Bahtirin në zgjedhjet për kryetar komune

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe personi numër dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot ka vizituar Mitrovicën për ta përkrahir Agim Bahtirin në garën e tij për kryetar komune.

Gjatë kësaj vizite Konjufca është takuar me aktivistë e Vetëvendosjes dhe ka bërë ecje nëpër qytet me Bahtirin, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë, të cilët i ka ftuar ta votojnë kryetarin aktual të Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i Agim Bahtirit:

Sa herë që vjen Glauku në Mitrovicë, takimet bashkë me aktivistë kanë një harmoni të papërshkrueshme. Një energji dhe zell fitoreje mbretëroi në shtabin tonë gjatë takimit të sotshëm.

Këtë frymë e shpërndamë me një ecje që bëmë përgjatë shetitores së qytetit. Bashkë do të Qeverisim për një Mitrovicë të denjë! LVV 144 | AB +4