Glauk Konjufca: Shkëlzen Gashi nuk do të kishte vend në kabinetin tim!

Nënkryetari i VV-së dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sonte e ka kundërshtuar ashpër këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashin, i cili tha se UÇK-ja ka kryer krime dhe se Dick Marty nuk është anti-shqiptar.

Konjufca ka thënë se nuk pajtohet me asnjë që ka thënë Gashi, duke shtuar se po të ishte këshilltar i tij ai do ta shkarkonte, shkruan Ballkani.info.

“Nuk mund të flas në emër të Kurtit nëse e shkarkon Gashin, por ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”, ka thënë Konjufca në Dukagjin.

Kundër Gashit kanë dalë edhe një numër i madh i anëtarëve të VV-së.

Pritet se si do të reagoj tash Kurti. /Ballkani.info/