Glauk Konjufca shkakroi edhe bashkëpunëtorin e afërt të Fatmir Limajt

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga pozitat e konsujve 14 veta. Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë.

Në listën e të shkarkuarve nga ministri i Jashtëm është edhe Modesta Imeri, bashkëpunëtore e ambasadores së  Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Imeri mbante pozitën e konsullës në të njëjtën pozitë.

Bashkë me Xheraldina Rexhepin dhe Modesta Imerin, ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018, ka emëruar Kadri Balajn konsull në Mal të Zi dhe Lutfi Bilallin në konsull në konsullatën e Kosovës në Frankfurt, shkruan Ballkani.info.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Kadri Gërvalla. Ballkani.info merr vesh se Kadri Gërvalla është bashkëpunëtor i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ishte emëruar Konsull në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë.

Gërvalla, i cili vije nga Lupçi i Podujevës, ishte kryetar i Nismës në Diasporë. /Ballkani.info/