Glauk Konjufca kundër Blerim Rekës: Nuk e ndaj mendimin e njëjtë me të për Serbinë

Në Komisionin Parlamentar për Ministri të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme, Glaul Konjufca, në pytjen për deklaratën e ministrit Blerim Reka, u distancua nga deklarata e këtij të fundit.

“Unë nuk e ndaj mendimin tim me ministrin Reka, nuk e ndanë as kryeministri”, theksoi Konjufca.

I menjërshëm ka qenë dhe reagimi i Kryetares se Komisionit Parlamentar i Minsitrisë së Punëve të Jashtme, Time Kadrijaj.  Ajo ja rikujtoi ministrit Konjufca shkarkimet e ministrave që kanë ndodhur për deklarata të tilla dhe të ngjashme, shkruan Ballkani.info.

“Ju dhe keni protestuar deri në shkarkim të ministrave që u deklaruan në dëm të sovranitetit të Kosovës. Tash po e leni një minister i cili propozon korridor për Serbinë përmes Kosovës për të dalur në detin Adriatik” tha Kadrijaj.

“Ai është distancuar për deklaratën e tij, por mbi të gjitha nuk është në kompetencat ligjore të miat, është kompetencë e Kryeministrit”, u përgjigj Konjufca.

Kujtojmë që ditë më parë ministri për Intergrim Evropian, Blerim Reka, deklaroi pro një ideje që Serbisë t’i lejohej dalja në detin Adriatik duke kaluar nga Kosova. Deklaratë kjo që ngjalli shumë reagime nga opozita dhe shoqëria cilive por edhe nga një pjesë e pozitës.

Megjithatë për këtë deklaratë nuk ka folur i pari i Qeverisë, Albin Kurti. /Ballkani.info/