Gjysma e Kievit ende pa energji elektrike

Në përditësimin e tij të fundit mbi situatën në kryeqytetin e Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se një e treta e shtëpive tani kanë ngrohje.

Megjithatë, gjysma e banorëve janë ende pa energji elektrike.

Klitschko tha se inxhinierët po punojnë për të rivendosur ngrohjen në kryeqytet, ndërsa kompanitë e energjisë do të lidhin energjinë elektrike për të gjithë banorët në mënyrë alternative për tre orë.

Qyteti ka vuajtur nga ndërprerjet e energjisë pasi sulmet ruse goditën infrastrukturën kryesore.