Gjyshja i dha disa gllënjka alkool, ndërron jetë i porsalinduri

Një veprim i gabuar i gjyshes ka rezultuar fatal për një foshnjë në Kinë.

Mediat në Kinë shkruajnë se një i porsalindur ka ndërruar jetë pasi gjyshja i dha të pinte alkool. Foshnja kishte 30 ditë që kishte lindur, dhe në Kinë është traditë shekullore që kur foshnja mbush 4 javë, zhvillohet një ceremoni mirëseardhjeje.

Pasi i dha fëmijës pak alkool, gjyshja pa se ai filloi që të shfaqte komplikacionet e para, ku edhe pse e dërgoi në kohë rekord në spital, foshnja nuk arriti të mbijetonte. Mjekët janë shprehur se mjaftojnë vetëm disa pika alkool për ta helmuar një fëmijë.