Familjarët e terroristit australian janë deklaruar për herë të parë pasi Brenton Tarrant vrau 50 myslimanë në Chrischurch të Zelandës së Re.

Gjyshja e terroristit, Joyce Tarrant (94 vjeçare) tha se nuk e njihte nipin e saj duke parë pamjet që me gjakftohtësi filmoi veten duke vrarë me qetësi myslimanët gjatë namazit të së premtes.

“Është shumë tronditëse, Brenton njihej si një djalë i mirë. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i sjellshëm dhe na vizitonte dy herë në vit”, tha ajo për Daily Mail Australia.

Reagimi i familjes ndaj masakrave vjen pasi autoritetet zbuluan se po hetojnë udhëtimet e Brentonit përmes Bullgarisë, Koresë së Veriut dhe Turqisë.

Besohet se nëna dhe motra e Tarrantit janë larguar nga vendi pasi u intervistuan nga policia kundër terrorizmit.