“Gjysh ka ardh’ me t’pa nipi”, Gold AG dërgon djalin te varri i babait të ndjerë

Gold AG është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta dhe karriera e tij.

Arian Agushi (emri i vërtetë i artistit) është mjaft i lidhur me familjen e tij, ndërsa nuk heziton të shpërndajë imazhe në rrjetet sociale.

Gjatë këtyre ditëve, ai ka qëndruar në Preshevë, ndërsa e ka vizituar edhe varrin e babait të tij të ndjerë, Xhemaludin Agushi.

Me këtë rast, reperi e ka marrë me vete edhe djalin e tij, Gueril, ndërsa imazhin e përbashkët e ka publikuar në Instagram.

“Gjysh ka ardhur të të shohë nipi”, është përshkrimi i fotografisë së shpërndarë me ndjekësit e tij të shumtë.