Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Dervishi është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues është i përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli si dhe Pamela Qirko. Duke iu referuar deklarimeve te tij dhe verifikimet të kryera nga KPK-ja do të vendoset në lidhje me fatin e gjyqtarit Derivishin nëse do të vijojë punën në drejtësi ose jo.

Gjyqtari u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës.

Ai e ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.