Gjykimi për vrasjen e Ivanoviqit nis më 30 dhjetor

Gjykimi për përfshirjen e të dyshuarve në vrasjen e kryetarit të SDP, Oliver Ivanoviq, do të fillojë më 30 dhjetor.

Këtë e ka bërë të ditur për ‘Kosova Online’, avokati mbrojtës i një nga të paditurve, Mahmut Halimi.

Halimi ka thënë se seanca dëgjimore është caktuar për datën 30 dhjetor në orën 9:30.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka  ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special,  kundër gjashtë personave në rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicën veriore.