Gjykimi ndaj Mustafës, marrja në pyetje e dëshmitarit në seancë private

Dëshmitari i katërt i mbrojtur, me kodin “W03594”, sot e ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ku gjatë parashtrimit të pyetjeve nga mbrojtësja e viktimave, Anni Pues dhe trupi gjykues, seanca është mbajtur e mbyllur për publikun.

Ndryshe, në këtë seancë avokati mbrojtës i Mustafës, Julius Von Bone, ka bërë të ditur se nuk kanë pyetje shtesë për dëshmitarin.

Pas kthimit, nga seanca private në atë publike, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt- Foglia, ka bërë të ditur se do të mbajnë një pauzë në kohëzgjatje prej një ore për shkaqe të organizimit teknik. Seanca ka rinisur tashmë.