Gjykatësi Guilloi: Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku është diskutuar afati kohor për fillimin e procesit gjyqësor tha se sot nuk do të caktohet data për fillimin e këtij procesi.

Mirëpo siç tha ai sa më shpejtë që të përfundoj procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejtë do të vazhdohet me procedurën.

Ndërsa, Prokurorja Loson ka thënë se jo i gjithë materiali kërkon redaktime.

Sipas saj, duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen  e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh.

E pyetur nga gjykatësi Guilloi se a i duhen edhe dy ose tri ditë shtesë mbi afatin kohor prej 30 ditësh, ajo tha: “Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit., do na duhet katër deri 6 ditë punën për informacione për nxjerrjen e materiale, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”.