Gjykatat nuk shqiptojnë dënimet e duhura për prerësit ilegal të pyjeve

Ushtrues detyre dhe udhëheqës i sektorit të pylltarisë në komunën e Prishtinës, Musli Halimi, tha se për mirëmbajtjen e pyjeve duhet të jetë një bashkëpunim më i mirë në mes të Policisë, komunës, Agjensionit Pyjor dhe gjykatave të Kosovës.

“Shkaqet kryesore po ta them kryesore është se komuna e Prishtinës nuk ka ngrohje tjetër për pos në shumicën e rasteve një përqindje shumë e madhe është që ngrohen me masë drusore, si shkas tjetër është edhe mos procedimi i lëndëve gjyqësore të cilat shkojnë në gjyq në gjykatë edhe gjykata nuk i trajton shumë seriozisht sepse njerëzit që merren me këtë lami quhen si raste sociale dhe gjykata nuk i trajton, nuk i dënon në atë masë sa që ata e meritojnë .Gjendja e vitit 2018 dhe 2019, nuk mundë të jetë një dallim shumë i madh ka prerje. Në vitin 2018 kanë qenë 569 metër kub prerje të cilat i kemi qu fletëparaqitjet, janë kap personat, kurse në 2019-ën janë 662 metër kub, është një diferencë, ka rritje por në kubikazhen kryesore po thuajse është e barabartë. Polici, komunë, gjykatë, Agjencion edhe me i parandalu këto dukuri mu ngrit niveli i kontrolles dhe i shqiptimit të masës së gjobës përmes prokurorisë , gjykatave dhe jam i bindur që këto ndalën edhe komuna e Prishtinës apo në nivel të Kosovës me marrë ndonjë iniciativë që ngrohjet mu ba në mënyra tjera jo me i pas vetëm prej drurit”, tha Halimi për Kosovapress.

Kurse ekologu Besnik Lekaj, tha se gjendja e pyjeve në vitin 2019 nuk është aq e kënaqshme për shkak se vetëm në 3 mujorin e parë të këtij vitit mbi 2 mijë hektar janë djegur dhe nëse në Kosovë vazhdon kjo periudhë e prerjeve ilegale të pyjeve, atëherë do të kemi mungesë të pyjeve dhe ndotje të madhe të ajrit.

“Gjendja në vitin 2019 nuk është aq e kënaqshme për shkak se vetëm në 3 mujorin e parë të këtij vitit diku mbi 2 mijë hektar janë djegur, duke ia shtu kësaj ato që dëmtohen prej prerjeve ilegale, prej dëmtuesve natyral që kanë pyjet, atëherë domethënë kjo rritët në hektar, prandaj çdo vit e më shumë vazhdimisht pyjet po dobësohen, po ulët kapaciteti i tyre lirues i oksigjenit dhe po kemi probleme mjaftë të mëdha edhe për shkak se ato janë një ndër akumuluesit më të mëdha të ujërave. Duke marrë parasysh që numrin e inspektoreve që kemi për hektar ose për metër të pyjeve është shumë i vogël, unë me sa kam informacione, Agjensioni për Pyje i ka në shtëpinë e vetë diku 11 inspektorë, edhe për sipërfaqen që ka Kosova me pyje është numër shumë i vogël prandaj edhe inspektimi ose monitorimi i pyjeve është shumë i vogël dhe i pa suksesshëm në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se pyjet duhet të mbrohen edhe n ga qytetarët.

“Setcili qytetarë duhet me angazhu që pyjet vazhdimisht të mbrohen sepse pyjet kanë rëndësi të shumë anshme. Nëse vazhdon kjo periudhë e prerjeve ilegale ose shkatërrimit të tyre ose djegieve tyre, atëherë kemi me pas mungesë të pyjeve dhe kemi me pas me një aspekt ndotje të ajrit nëpër Kosovë, nëpër qytete të shumta të Kosovës, për shkak se pyjet janë ato që e monitorojnë ajrin e lirojnë oksigjenin dhe e thithin dioksitin e karbonit në bazë të sipërfaqeve gjelbëruese që e mbulojnë territorin tonë, prandaj është e rëndësishme që të kujdesemi, t’i ruajmë pyjet”, tha Lekaj.

Kujtojmë se në vitin 2018, kanë qen 569 metër kub prerje, kurse në vitin 2019 janë 662 metër kub, dukuri kjo e cila po shënon rritje.