Gjykata vendosi për të dyshuarin për kanosje me armë ndaj Haki Rugovës

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit Brahim Bajraktarit, i dyshuar se të mërkurën e kaluar, ka tentuar të hyjë i armatosur në zyrën e kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

Bajraktari dyshohet se pasditen e së mërkurës, me armë kishte shkuar në ndërtesën e komunës së Istogut, duke e kanosur Nazmi Bytyqin cili kishte tentuar ta ndalojë të dyshuarin që të mos hyjë në zyrën e kryetarit.

Sipas prokurorisë në Pejë, në momentin kur është penguar, i dyshuari kishte nxjerrë nga brezi revolen duke kundërshtuar që të largohet nga aty.