Gjykata ua ndan hapësirat e banesës çiftit të moshuar që kanë probleme bashkëshortore

Mbrëmë në Fushë Kosovë, policia e kësaj komune kishte shkuar në banesën e një çifti të moshuar, me ftesë të bashkëshortit.

Ky i fundit e ka ftuar policinë me pretekstin se është shtyer nga bashkëshortja.

Gruaja ndërkaq, thotë se gjithçka e ka bërë në tentim për t’u vetëmbrojtur, pasi është frikësuar.

Ajo e ka pranuar se telashet mes çiftit janë të pranishme tash e një kohë dhe se për të njëjtat është e njoftuar edhe policia.