Gjykata Supreme e Brazilit autorizon hetimin e Presidentit: Tentoj të ndërhynte në Policinë Federale të vendit

Gjykata Supreme e Brazilit autorizoi një hetim rreth Presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi dyshohet se bëri krim duke tentuar të ndërhyjë në Policinë Federale të shtetit.

Gjykata tha se Policia Federale ka 60 ditë për të marrë në pyetje Sérgio Moro, ish-ministri i drejtësisë, dorëheqja e të cilit javën e kaluar e shndërroi administratën në trazira. Autorizimi i drejtësisë u raportua gjithashtu nga disa media të tjera lokale.

Gjatë njoftimit të Moros për dorëheqjen e tij, ai tha që Bolsonaro i kishte thënë në shumë raste se dëshironte të zëvendësonte kreun e policisë federale me dikë që mund të lehtësonte hyrjen në hetime dhe raporte të inteligjencës.

Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit, Augusto Aras, javën e kaluar i kërkoi Gjykatës Supreme të hapte një hetim mbi pretendimet e bëra nga Moro. Ai ishte deri tani ministri më i njohur i Bolsonaro dhe, përgjatë një seri krizash në administratën Bolsonaro, vendi i tij në Kabinet ndihmoi sigurimin e bazës së mbështetjes së administratës dhe shfaqjen e respektit për sundimin e ligjit.

Prokurori i Përgjithshëm në kërkesën e tij tha se fjalimi i Moro nënkuptonte se Bolsonaro kishte kryer disa krime të mundshme, duke përfshirë edhe pengimin e drejtësisë, dhe kërkoi që ish-ministri të merret në pyetje dhe të sigurojë prova për të vërtetuar pretendimet e tij.

Moro u largua pasi Bolsonaro largoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë Federale. Bolsonaro pohoi se ish zyrtari kishte dhënë dorëheqjen e vetë, gjë që Moro tha se ishte e pavërtetë dhe gjithashtu se ai nuk kishte nënshkruar për asnjë dorëheqje.

Bolsonaro, në fjalimin e tij në të njëjtën ditë me daljen e Moros, mohoi të donte të dinte për hetimet në zhvillim, por nuk e adresoi akuzën se ai donte një pasardhës i cili do të ndante informacione.

Zyra e shtypit e Gjykatës Supreme nuk u përgjigj në kërkesa për informacion vonë të hënën në mbrëmje. Dhe nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Bolsonaro.