Ftesa për janar

Gjykata Speciale s’ka të ndalur: Ky është komandanti i radhës nga Malisheva që ftohet në Hagë

Gjykata Speciale nuk po i ndalë thirrjet për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ballkani.info merr vesh nga burime të sigurta se i ftuari i radhës është Tahir Ulluri nga Malisheva.

Tahir Ulluri është nga fshati Marali i Malishevës dhe në luftë ka qenë Komandanti i Njësisë Speciale nga Brigada 122 “Imer Krasniqi” në Malishevë,

Këto burime po ashtu kanë konfirmuar për Ballkani.info se Ulluri është ftuar që më 21 janar të paraqitet në Hagë.

Deri më tash janë disa emra që zyrtarisht kanë pranuar ftesë që nga janari të paraqitën në Gjykatën Speciale.

Bëhet fjalë për Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, etj. Edhe emri i Sylejman Selimit është përmendur, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Ballkani.info/