Lahi Brahimaj edhe pse është gjykuar dy herë nga Tribunali i Hagës për krimet në ish Jugosllavi, kjo nuk e ka penguar Prokurorinë Speciale që të ftojë sërish për t’u intervistuar.

Nuk dihet nëse Brahimaj, njëri nga gjeneralët e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshimtarit.

Brahimaj ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga Specialja derisa ka thënë se është e çuditshme se çfarë po ndodh me atë institucion.

“Lahi Ibrahimaj dy herë nga Tribunali i Hagës, ftohet prapë për intervistë. I ftuari më i ri, ishte në gjykim dy herë dhe i njëjti u shpall i pafajshëm. Ligjet e Gjykates Speciale thonë ndryshe, drejtësi se jo mahi”, ka thënë ai.

Ajo që është thënë deri më tash nga Gjykata Speciale, të paktën në mënyrë deklarative, të gjykuarit nga Tribunali i Hagës nuk do të jenë pjesë e akuzave nga kjo Gjykatë.

Në Hagë i pafajshëm është shpallur dy herë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/