Gjykata Speciale në aksion, vjen edhe ftesa e tretë brenda ditës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e bëri të ditur vet Elshani me anë të një postimi në Facebook.

“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit”, ka njoftuar Elshani.

Tutje, Elshani ka treguar se ftesën e ka pranuar fizikisht nga dy persona zyrtarë të tribunalit të Hagës.

“Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës”, ka shkruar Elshani.

Derisa sot më herët kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku.

loading…