Kwai Hong Ip

Gjykata Speciale mohon se prokurori dha dorëheqje dje

Ambasadorët e QUINT-it i bënë thirrje Qeverisë e Kuvendit të kundërshtojnë përpjekjet e diskreditimit të Speciales.

Është hera e dytë që shkuan në zyre të OVL-së së UÇK-së.

Këta të fundit u nxorën punë zyrtarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pasi sipas tyre OVL posedon dosje konfidenciale të këtij organi.

E publikimi i mijëra materialeve që pos tjerash mbajnë edhe emrat e dëshmitarëve të Speciales, të enjten u tha që shkaktoi dorëheqjen e njërit nga figurat kryesore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Mediat kosovare por edhe vet shoqata e veteranëve, publikuan lajmin se pas këtij skandali, zëvendësprokurori Kwai Hong Ip u tërhoq nga detyra e tij.

Por,  Zyra e Prokurorit të Specializuar mohon një gjë të tillë.

Për këto dokumente, reaguan edhe ambasadat e Quintit.

Franca, Gjermania, Italia, Anglia dhe Amerika po i bëjnë thirrje qeverisë e Kuvendit të kundërshtojnë përpjekjet për të dikredituar Specialen.

Ndërkohë, se kush i solli këto dokumente, nuk po ju intereson OVL-së së UÇK-së.

Avokati i tyre, Tomë Gashi, thotë se këto po ndihmojnë në vërtetimin se Specialja po bashkëpunon me Serbinë.

Gashi thotë se  personi që solli dokumentat u premtoi se disa materiale të tjera do dorëzohen përsëri në zyret e tyre.

Se kur pritet që materialet e tjera të dorëzohen në zyrat e shoqatës së veteranëve, ende nuk dihet.