Gjergj Dedaj

Gjykata Speciale fton ish-ambasadorin Gjergj Dedaj për intervistim

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Në postimin e bërë në Facebook, Dedaj ka shkruar se ai sot do të udhëtoi për në Hagë.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka pohuar ai.

Ndryshe, në procesin gjyqësor kandër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë.

Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.