Gjykata Speciale fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së. bëhet fjalë për Elmi Bytyqin.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Gucati.

Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale.

Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së kanë thënë se do ta përkrahin këtë kauzë.

loading…