Seanca

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ka caktuar seancën e radhës në rastin e ish-krerëve të OVL UÇK-së, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

E njëjta do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes deri më tani, e pesta me radhë.

Seanca është caktuar të mbahet të premten e 28 majit në ora 11:00.

Mbrojtja dhe Prokuroria e Specializuar janë urdhëruar që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim më së largu deri të mërkurën në orën 16:00.

Ndryshe, aktakuza kundër dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.