Rusisë përmes një vendimi të gjykatës i është deshifruar gënjeshtra se nuk ka trupa në Ukrainë. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një korrupsioni që ka ndodhur në Ushtri, e kur është përshkruar vendimi i gjykatës dhe është saktësuar vendimi, ka dal në fushë edhe rrena e Vladimir Putinit.

Një gjykatë ruse ka publikuar vendimin që konfirmon praninë e ushtrisë ruse në Donbass të Ukrainës

. Në tekstin e aktgjykimit për rastin e korrupsionit në furnizimin me ushqime për ushtrinë, theksohet se produktet që iu dërguan njësive ushtarake të forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës.

Ky dokument u publikua në faqen e internetit të gjykatës, që më pas tërhoqi vëmendjen e mediave. I pandehuri në rastin e korrupsionit në ushtri, zëvendës menaxheri rajonal për ushqimin ushtarak me gradën nënkolonel u shpall fajtor për dhënien e ryshfeteve.

Siç rezulton nga vendimi, zyrtari kërkoi 90 mijë rubla në muaj për të mos ndërhyrë në furnizimin me ushqim për ushtarakët rusë që ndodhen në Ukrainën lindore.

“Përgjegjësitë e tij përfshinin organizimin dhe përmbushjen e detyrimeve për blerjen dhe shitjen e ushqimit dhe krijimin e stokut të nevojshëm në magazinë. Ushqimi synohej të dërgohej në njësitë ushtarake të Forcave të Armatosura të Rusisë të dislokuara në territorin e Ukrainës”, thuhet në dosjen e lëndës.

Kremlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka trupa ruse në Ukrainën Lindore.